“Çdo grua e meriton një mashkull si Visi”, Belina Pupa: Thjesht është çështje fati!

Belina Pupa, partnerja e aktorit të humorit, Elvis Pupa ka dhënë një intervistë për gazetaren Mira Kazhani.

Ajo është shprehur se, Visi nuk është thjesht partneri dhe burri, por edhe shoku i saj.

Belina është shprehur se, çdo grua e meriton një mashkull si Visi, por thjesht është çështje fati.

“Isha në Detroit. Ishte kohë Christmas. Ai ishte me koncerte. Më ftoi të shkoja në New York dhe e ftova dhe unë të vinte në Detroit, por bëmë kështu sikur: Jo, se do takohemi ndonjëherë tjetër. Një gjë që unë i kam kërkuar Visit dhe ai mua dhe mendoj se lidhja jonë është forcuar dhe ka vazhduar në këtë lloj faze, sot jemi 14 vjet më vonë, është se ne gjithmonë kemi kërkuar transparencë. Deri më sot që flas marrëdhënia jonë vazhdon ashtu sepse neve kemi qejf që secili, çfarëdolloj gjëje të jetë, sado i madh gabimi, e keqja, e mira, të tregojmë të vërtetën për jetën tonë me njëri-tjetrin. Kur ti s’ke sekrete në çift mendoj se është diçka shumë e shenjtë që një marrëdhënie të vazhdojë gjatë. Se martesa nuk është thjesht se ke një burrë dhe ti je gruaja. Unë e mendoj martesën si partnership (partneritet), që ti dhe partneri yt jeni dy shokë. Jeni dy individë që thjesht e keni jetën bashkë. Edhe Visin prandaj vazhdoj ta dua dhe ta vlerësoj dhe të flas me të. Jo thjesht sepse është partneri dhe burri im, por e kam tamam shok. Qëkur jam lidhur me Visin dhe deri më sot, gjithmonë më ka lënë të jem e lirë. E lirë në kuptimin që të rritem në profesion, t’i bëj gjërat vetë, sa më e lirë. Mendoj se çdo grua e meriton një mashkull si Visi. Thjesht është çështje fati.“, tha ajo.