Capital T shkruan historinë, Akon, i ftuar special në koncertin e tij!

Capital T vazhdon të shkruajë historinë e muzikës në Kosovë dhe koncerti i tij Time Capsule II tingëllon si pika e re referencës për standardin se ku duhet t’i mbajmë koncertet dhe eventet. Në mes të një nga toure-ve të tij legjendare në Europë, Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në Time Capsule II të Capital T.

Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë

Koncerti Time Capsule II është koncerti më i përzier në kombësi ndonjëherë në botën shqiptare, si në staff dhe në të ftuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)