Capital T ndan lajmin e mirë me fansat, së shpejti me projektin e radhës i cili nuk ka lidhje me muzikën

Capital T është një nga artistët më “in” të momentit i cili është i angazhuar me koncerte të shumta, me një karrierë të pasur muzikore.

Gjatë ditës së sotme ai na ka surprizuar me anë të një postimi në Instagram, ku ka treguar se do vijë me një projekt të ri, dhe kësaj here nuk ka të bëje me muzikën.

Ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e industrisë së filmit në projektin “Jericho Ridge”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtari, ku ndau me ndjekësit edhe detaje të tjera.

“Jam i emocionuar të njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të madh të quajtur Jericho Ridge me regji të Ëill Gilbey – Bafta Winner! Jam shumë i gatshëm për të filluar përvojën time të re me yjet e mëdhenj përreth, duke filluar me Nikki Amuka Bird – Bafta Nomined.

Do të bëj më të mirën që ky projekt të mos jetë vetëm i pari ndaj faleminderit që më keni mua Ëill dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate.

Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë.

Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”-ka shkruar këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)