Capital T me vajzën misterioze me pamje nga Kulla Eifel, na prezantoi të dashurën apo…

Capital T e mban jetën private larg vëmendjes së medias dhe fansave ndonëse kurioziteti për të mësuar rreth tij është i madh.

Megjithatë herë pas herë, Capital poston foto ngacmuese që ngjallin thashetheme mbi jetën e tij sentimentale. Dhe pikërisht këtë gjë ka bërë së fundi.

Këngëtari i famshëm publikoi një foto me një vajzë me pamje nga Kulla Eifel.

Por Capital T nuk i zbuloi asaj fytyrën duke e lënë mister për të gjithë.

Të dy janë të përqafuar me njëri-tjetrin ndërsa Capital mban të fshehur me dorë para një trëndafil të kuq.

Capital-T-2

Menjëherë u aludua se ajo mund të jetë vajza që i ka rrëmbyer zemrën yllit shqiptar.

Por kishte edhe disa fansa të tjerë që ngritën dyshimet se ajo është nëna e Capital T.

Vetë këngëtari nuk shoi dyshimet duke i lënë ndjekësit e tij në pritje për të zbuluar identitetin e saj.