‘Bye bye Stefano’! Fotot që konfirmojnë lidhjen e re të Belen Rodriguez

Miqësi apo dashuri?

Belen Rodriguez është fotografuar në krahët e një burri tjetër dhe ai nuk është Stefano De Martino. Media italiane e përjavshme “Chi” ka publikuar ekskluzivisht pamjet e Belen me Elio Lorenzonin. Të dy janë fotografuar në festën e Ignazio Moser, të dashurit dhe bashkëshortit të ardhshëm të Cecilia Rodriguez, në La Mimosa Polo Club në Pogliano Milanese, nga paparacët. Ditët e fundit kishin qarkulluar thashethemet për një lidhje të re të pretenduar për ish-prezantuesen e Le Iene.

Ajo i përkëdhel kokën dhe i rregullon këmishën, ndërsa ai i rregullon gjerdanin. Këto gjeste shtojnë dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë. “Lamtumirë Stefano, tani e puth Elio”: ky është titulli i të përjavshmes Chi e cila publikon në numrin e ri imazhet e para të Belen Rodriguez në shoqërinë e një njeriu tjetër që nuk është Stefano De Martinos.

Kush është Elio Lorenzoni?

Elio është një sipërmarrës 40-vjeçar nga Brescia. Ai ka studiuar ekonomi dhe menaxhim biznesi në Universitetin Katolik të Milanos. Ai është ekspert i golfit dhe biçikletave elektronike, si dhe është president i Lorenzmotors dhe drejtor i Lorenzoni Srl që merret me motorë, aksesorë dhe komponentë në të gjithë botën. Profili i tij në Instagram është aktualisht privat.

Belen nuk ka folur për krizën që po kalon me Stefano De Martinon, babain e djalit të saj, por këto foto tregojnë më së miri se mes tyre ka marrë fund çdo gjë.