Burak Ozçivit shqetëson fansat me postimin e fundit, seriali “Osman” do japë finalen?

Seriali “Osmani”, vazhdim i “Ertugrul”, ka patur shumë sukses në Turqi që prej episodit të parë dhe kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku po transmetohet në TV Klan.

Seriali i cili ndiqet nga një publik i gjerë ka personazh kryesor aktorin Burak Ozzcivit. Ky i fundit i ka shqetësuar paksa fansat me postimin e tij në Instagram ku shkruan se “Osmani” po bën finalen.

Megjithatë mediat turke sqarojnë se kjo do të jetë vetëm finalja e sezonit të parë. Episodi 27 do të jetë finalja e këtij sezoni dhe më pas seriali do të rikthehet në ekran në shtator me sezonin e dytë.

Ndërkohë “Osmani” do vazhdojë transmetimin në TV Klan me episodet e reja të martave dhe të mërkurave ora 21:00./revistawho.com