Brunilda Lahe: Çift me Arjon Muçën në ekran, përgjigjja ime për xhelozinë e bashkëshortit

Brunilda Lahe është tashmë imazhi i programit “My Living”, të cilës këtë sezon televiziv i është dashur të ndahet nga partneri Xhani Shqerra, dhe të nisë një rrugëtim të ri me Arjon Muçën. Por kjo aventurë e ri televizive e ka zanafillën nga një njohje e tyre 10-vjeçare. Filozofia e këtij programi bazohet në intervistat në shtëpitë e personazheve që kanë një stil unik jetese, por edhe udhëtimet çift jashtë vendit. Po a bëhet xheloz bashkëshorti i Brunës për udhëtimet e saj me Arjonin? Për revistën “Story”, Bruna tregon: “Unë e kam parë gjithmonë si një punë të cilën e bëj me përkushtim. Kjo është ajo që më ka bërë mua të rezistoj në media. Mua më thonë Bruna e “My Living”, e jo partnerja e dikujt në televizion. Nuk bëhet xheloz” (Qesh). Në lidhje me formatin dhe nëse gjen pasionantë të traditës mes personazheve të njohur që interviston në këto kohë moderne që jetojmë, Bruna përgjigjet: “Pasioni është i pakohë. Megjithatë të rinjtë që kam takuar shoh se e vlerësojnë shumë traditën, e madje e çojnë në një nivel tjetër. E paketojnë aq bukur saqë duket si moderne”./Story.al