Brenda festës së ‘baby shower’ të Sarës dhe Ledrit, ja pamjet nga shtëpia e dyshes

Në vetëm pak javë, Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet të bëhen prindër për herë të parë me një vajzë. Pak para këtij momenti të veçantë në jetën e tyre, Sara ka festuar sot në ‘baby shower-in’ e organizuar mes miqsh dhe njerëzve më të ngushtë të dyshes. Sara ka zgjedhur një festë në oborrin e shtëpisë, ku bie në sy gjelbërimi dhe tollumbacet e bardha.

Hoxha ka veshur një fustan në ngjyrë bezhë, e grimuar në ngjyrat e tokës dhe duket se ka shijuar ambientin me muzikë dhe njerëzit e saj më të dashur. Nga pamjet duket se pjesë e festës kanë qenë personazhe të njohur si Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu, Kida, me të cilat Sara dhe Ledri gëzojnë shumë miqësi.

Me siguri dyshja do e mbajë mend gjatë këtë moment kaq special në jetën e tyre./revistawho.com