Bradley Cooper, momente flirti me aktoren kubaneze

Çifti i cili kanë dhe një vajzë u ndanë pas 4 vite bashkëjetese. U shkruajt se kjo ndarje erdhi pasi u përfol se midis Lady Gagës dhe Bradly Cooper kishte një lidhje, gjë e cila më vonë u mohua nga këngëtarja. Dhe siç duket aktori 45 vjeçar ka filluar të shijojë jetën e tij prej beqari.

Bradley-2

Ai është parë së fundmi duke flirtuar me aktoren 31 vjeçare kubaneze Ana de Armas. “Ata biseduan për një kohë mjaft të gjatë në hollin e hotelit. Nuk ishin aspak të etur për të nxituar, por e morën qetë”, tha një burim për Radar Online.

Bradley-3

Bradley dhe Ana janë në fakt kolegë dhe njihen pasi të dy kanë luajtur në filmin “War Dogs” të vitit 2016 Bukuroshja kubane ka qenë e martuar më parë me aktorin spanjoll Marc Clotet në 2011-n, deri kur u divorcuan në 2013-n.