Botërori fut në sherr Eva Muratin dhe Rike Roçin, konflikti që nisi nga një foto

Një postim në rrjetet sociale nga një profil me emrin Jurgen Klopp (që është trajneri i Liverpool), është bërë shkas për një sherr virtual me gazetaren e sportit Eva Murati dhe ish-banoren e “Big Brother” e komentuar si tifozja seksi kuq e zi, Rike Roçi. Sipas kaëtij profili, që u spekulua shumë nëse ishte real apo jo, tregoi arsyen se përse i mungon Shqipëria në këtë botëror, pra tifozet e Kombëtares. Në këtë profil është postuar një foto e Rike Roçit dhe Irida Oxa-s me simbolin e shqiponjës, foto e cila u shfaq në shumë media ndërkombëtare në Kampionatin Europian të futbollit. Sa duket kjo nuk i ka pëlqyer gazetares sportive Eva Murati, e cila në foton e ripostuar shkruan: “Nuk di ta marrë për kompliment apo…”, sipas Politiko.al. Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Rike Roçit: “T’i themi shoqes E.M të Tringut (tani e zbulova kush është), që për kompliment të marrë atë foton time që ka postuar në Instastory-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur e të mirë më bëhet qejfi.”