Botërori 2018/ Kush është 45 vjeçari që luan në Kupën e Botës dhe pret penallti

Egjipti zbriti në fushën e lojës ndaj Arabisë Saudite me portierin e tyre të dytë Essam El Hadary, i cili vendosi rekord si futbollisti më i vjetër që luan në një Kupë Bote. Essam El Hadary, për të treguar se nuk është thirrur vetëm për të thyer këtë rekord, por se ka ende vlera e tregoi këtë në minutën e 41, kur u bë protagonist i pritjes së 11-metërshit.
Megjithatë, portieri 45-vjeçar u dorëzua vetëm 5 minuta më pas, kur Arabia Saudite fitoi një tjetër penallti, të cilën e ktheu në gol Al Faraj, shkruan TCH.