Bora, plane për fëmijë me Donaldin?

Mjaftoi një gjest i Donaldit duke prekur barkun e Borës, që menjëherë të diskutohej mbi planet e tyre për një fëmijë. Dyshja tashmë nuk e fshehin marrëdhënien e tyre, dhe ndjekësit janë kureshtarë të dijnë nëse aktori i humorit dhe moderatorja do të duan ta lidhje në një nivel tjetër.

Megjithatë, në një intervistë për “Top Albania Radio”, Bora sqaroi se nuk ka ende një plan të tillë për momentin. “Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo, nuk ka”, u shpreh ajo. Bora është nënë e një djali, Arborit nga lidhja e saj me Dj e njohur Vin Velin, me të cilin ruajnë një raport të mirë, e madje janë shfaqur dhe së bashku me djalin duke i krijuar atij mundësinë ta përjetonte sa më normalisht ndarjen e tyre.

Sipas moderatores sakaq, djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin të cilin e cilëson si mikun e tij më të mirë.