Boksieri Roberto Bakaj: Nuk kam më kontakte me Florian Markun

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, që nuk ka humbur asnjë ndeshje, është shprehur se me boksierin Florian Marku nuk ka asnjë kontakt.

Bakaj, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, teksa i ka uruar fat Markut, tha se është e rëndësishme që ky i fundit fitoi në ndeshjen kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, dhe jo se si e fitoi atë.

“Unë i uroj fat Florianit. Nuk kemi kontakte me njëri-tjetrin fare; kemi patur pak, por s’kemi më. Rëndësi ka që në ndeshje fitoi, pak rëndësi ka se si fitoi”– tha ai.