‘Bluzja’ e veçantë e Chiara Ferragnit, blogerja sjell trendyn e ri të kësaj vere

Blogerja italiane Chiara Ferragni është shfaqur me një bikini të veçantë gjatë një fundjave romantike që kaloi me bashkëshortin e saj Fedez.

Çifti kaluan fundjavën në Portofino të Italisë dhe sigurisht nuk nguruan të ndajnë disa momente me ndjekësit e tyre në Instagram.

Në fakt, në disa nga fotot e postuara nga Chiara, ajo që bëri përshtypje ishte bluzja, nëse mund ta quajmë kështu, e zezë dhe e qëndisur në formë recipetash.

Ajo u shfaq me një palë xinse të zeza të grisura dhe me bikini të thurura sipër, e cila mbulon vetëm një pjesë të tij dhe lidhet në shpinë me disa lidhëse të holla.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që veshja e saj tërheq vëmendjen. Chiara Ferragni njihet edhe për stilin e saj të kujdesshëm dhe origjinal dhe çdo ditë kujdeset të ndajë disa këshilla me ndjekësit e saj online.

(d.a/dosja.al)