“Bllok të kam bërë”- Bes Kallaku vihet “përballë” Eduart Grishajt, çfarë ndodhi mes aktorit të humorit dhe regjisorit

Aktori i humorit, Bes Kallaku dhe regjisori Eduart Grishaj shihen shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe janë bërë miq të ngushtë.

Madje, ata ndajnë edhe video e foto së bashku ku nuk mungojnë notat e humorit.

Mbrëmjen e djeshme, Bes Kallaku dhe Eduart Grishaj shkuan për të luajtur kalçeto dhe u vunë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë.

Aktori ndau me ndjekësit një foto teksa po luanin futboll dhe shkroi: “Ha huq ke dalë këtu!”

Ndërkohë nuk ka munguar edhe përgjigja e regjisorit, i cili iu kthye me humor: “Bllok të kam bërë mbrëmë.”

Ndërsa nuk dihet se kush e ka fituar ndeshjen.

/Panoramaplus.al