Blero gjen shpëtim pas pandemisë, ndërkohë që kolegët e tij mbeten pa koncerte e para, ai i futet…

Këngëtari Blero Muharremi duket se është pozicionuar politikisht pro Lëvizjes Vetëvendosje. Këngëtari i njohur nga Mitrovica është parë krah Glauk Konjufcës, Mefail Bajqinovcit dhe Agim Bahtirit në nënshkrimin e peticionit me një kërkesë të vetme “Duam Zgjedhje”.

Blero në vazhdimësi ka dhënë komente politike sa u përket zhvillimeve në vend, mirëpo ky pozicionim i hapur është i pari nga ai sa i përket përkrahjes së një subjekti të caktuar politik. Ndjekësit e komentojnë këtë pozicionim të Bleros për t’u futur në politikë në këtë periudhë kritike pandemie si një mënyrë shpëtimi, ndërkohë që shumë artistë kanë mbetur pa para.

Kujtojmë që Blero i dha fund beqarisë vitin e kaluar me Afrona Dikën, martesa e dytë e tij. Pas dasmës VIP, ai u përfol për pasurinë që kishte vënë nga muzika, duke qenë se kishte blerë një shtëpi luksoze në Prishtinë, që kushton 350 mijë euro.

Të veshur dhëndër e nuse, këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika i postuan fotot para dasmës, pasi pozuan për një kopertinë reviste disa ditë para se të martoheshin. Blero dhe partnerja e tij Afrona kurorëzuan lidhjen më 21 shtator 2019, gjatë një ceremonie në Shëngjin.

Kujtojmë se raporti mes çiftit ka qenë një nga më të diskutuarit në showbizz-in shqiptar, por Blero dhe Afrona kanë treguar se dashuria për njëri-tjetrin ka mbizotëruar mbi çdo gjë tjetër.

Propozimi për martesë iu bë Afronës në një emision në Kosovë, ku modelja e lumtur tha “Po”. Çifti që u fejua në edicionin festiv të “Prive” në vitin 2016, shpesh ka pasur probleme e ndarje, por me rikthim në krahët e njëri-tjetrit në një kohë të shkurtër.

Tashmë jetojnë si çift i martuar në Prishtinë, ndërkohë që Blero thuhet se mund të ketë hequr dorë nga muzika për t’i hyrë politikës, tashmë që i ka kaluar të 40-at dhe ka pjekurinë e duhur.

/Panoramaplus.al