Blero dhe Afrona nuk janë më bashkë? Babai i këngëtarit rrëfen të vërtetën e çiftit!

Blero dhe Afrona, janë komentuar kohët e fundit për martesën e tyre, duke aluduar se mund të ketë ardhur fundi.

Në profilet e tyre në “Instagram”, ata i kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes. Por asnjëri s’ka pranuar gjë zyrtarisht.

“Nuk po merrem me këtë punë sepse Instagramin nuk e menaxhoj unë, e menaxhon kompania. Afronës nuk besoj se ia menaxhon kompania. Për Afronën pyeteni vetë. Nuk kam koment”, ka thënë Blero në një intervistë për “Prive”.

Por së fundmi, babai i Bleros, ka dhënë një intervistë ku ka treguar se mes Bleros dhe Afronës ka një krizë.

“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyet, më ka thënë babi e kemi një krizë. E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë mos u merr me to, e kem pak një krizë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se çifti u martua në shtator të vitit 2019.