Bleona Qereti zbulon çfarë nxënëse ka qenë në fillore, ja lënda që i ka prishur notat e dëftesës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka zbuluar sot se çfarë nxënëseje ka qenë në fillore.

Bleona ka publikuar në “Instagram” foto të dëftesave të saj kur ka qenë në klasë të parë, të dytë, të katërt dhe të pestë.

Bleona-2

Gjithashtu ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë edhe fjalët e bukura që mësuesja e saj kujdestare ka lënë shënim në dëftesat. Në të njëjtën kohë, këngëtarja ka publikuar edhe fletët e lavdërimit që ka marrë gjatë kohës që ishte në shkollë.

Bleona-3

Nga dëftesat duket qartë se Bleona ka qenë një nxënëse e dalluar dhe shembullore. E vetmja lëndë që i ka prishur pak notat është vizatimi, të cilin e ka nxjerrë 8, gjuha shqipe 9 dhe të tjerat të gjitha 10.

“Nxënëse me sjellje shumë të mirë. E gjallë, e shkathët, e dashur me shokët e shoqet. Me iniciativë. Punon mirë e sistematikisht”, shkruhet në një dëftesë të saj.

https://www.instagram.com/p/B1tvdfap7nW/?utm_source=ig_embed