Bleona publikon foton ku shfaqet serioze, Rozana Radi ka diçka për t’i thënë: Kush të ka mërzitur, t’i bëjmë presion…

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e cila është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ka zbuluar një ditë më parë se ka qenë pjesë e ndarjeve të çmimeve “Emmy”.

Bleona publikoi një fotografi ku shfaqet me fustanin që kishte zgjedhur për këtë event të rëndësishëm. Ajo që bie në sy është fakti se në foto dukej shumë serioze.

Bleona-2

Poza e saj ka marrë shumë pëlqime dhe komente, ku vëmendjen e merr shkrimi i këngëtares dhe mikes së Qeretit, Rozana Radi. “O zemër kush të ka mërzitur? Ta marrim direkt në telefon e t’i bëjmë presion”, i komenton ajo duke bërë humor.

Bleona-3

Komenti është lexuar nga Bleona, e cila ka reaguar duke qeshur me lot, duke lënë të kuptohet se nuk është e mërzitur, por është thjeshtë një foto.