Billie Eilish, në një romancë të re dashurie

Këngëtarja Billie Eilish është përfolur në media për një romancë dashurie.

Aludimet nisën pasi Billie u fotografua nga paparacët në një shëtitje me aktorin Matthew Tyler Vorce në Santa Barbara, Kaliforni.

Dyshja ishte së bashku me qenin e këngëtares, Shark dhe po konsumonin një kafe.

Pas publikimit të fotove i pyetur nga gazetarët përfaqësuesi i Eilish nuk pranoi të komentonte për daljen e saj me Vorce.