Bilanc tragjik në Spanjë/ 2100 të vdekur, në karantinë edhe kryeministri Sánchez

Spanja është një  tjetër vend  i goditur fortë nga koronavirusi. Pas Italisë, ajo është vendi i dytë më i goditur nga COVID-19  ku ditën e sotme  numri i viktimave ka shkuar në 2100.

Gjithashtu mediat e huaja kanë shkruar se edhe  zv/kryeministri i vendit, është prekur nga COVID-19, Calvo Soffre por është shëruar.

Nga ana  tjetër edhe kryeministri Pedro Sánchez është  futur në karantinë sepse bashkëshortja e tij  kishte takuar një të prekur nga virusi.