“Bihter” flet për herë të parë për lajmet e divorcit nga bashkëshorti: Jemi në një tjetër nivel

Aktorja turke Beren Saat është shumë e suksesshme në kinematografi, me filma e seriale shumë të ndjekur, por ajo gjithashtu është edhe në vëmendje të mediave për jetën e saj private.

Prej vitesh aktorja është e martuar me këngëtarin Kenan Dogulu, por martesa e tyre ka pësuar disa herë krizë.

Së fundmi u përfol se çifti janë ndarë sërish, vetëm pak kohë pas ribashkimit.

Beren ka folur për herë të parë mbi lajmet e divorcit, duke treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë bashkë dhe madje pas karantinës dashuria e tyre ka shkuar në tjetër nivel.

“Përpara se të martohesha mendoja se dashuria nuk do të thotë martesë. Ndërsa tani mendoj se dashuria është më e rëndësishme se vetë martesa. Kanë publikuar lajme ndarje për ne, edhe pse nuk kishim probleme. Pas ndarjes, ne u bashkuam dhe e kaluam bashkë karantinën. Filluam të bëjmë muzikë së bashku. Marrëdhënia jone shkoi në një tjetër nivel. Jemi në një tjetër nivel dashurie. Ne arritëm me sukses të kompozojmë së bashku. Arritëm të jemi një familje. I kapërcyem bashkë të gjitha problemet”-u shpreh aktorja.