Big Mama bën ndërhyrje estetike në fytyrë

E transformoi për 360 shkallë fizikun e saj me përkushtim dhe me ndihmën e mjekësisë. Pas operacionit gastrik që pati Big Mama më shumë se një vit më parë, humbi me dhjetëra kilogramë, përmes dietës dhe ndihmës së doktorëve. Ndërsa përmirësimet në fizikun e saj nuk po i ndal as tani dhe madje ka bërë publik procesin e një ndërhyrjeje estetike që ka pasur në fytyra, shkruan Prive. Këngëtarja e moderatorja e njohur, ka bërë një ndërhyrje në fytyrën e saj dhe nuk e ka fshehur aspak.