Bieta Sulo zbret me këmbë në tokë, në ekran me atlete

Në datë 3 shtator ka nisur emisioni më i ri i pasdites në “Top Channel”. Në drejtimin e Bieta Sulos, “Ftesë në 5” është një nga programet më të ndjekur. Pornjë detaj po e dallon Bietën nga prezantueset e tjera.Bëhet fjalë për atletet, duke hequr kështu dorë nga takat. Shumë rrallë kemi parë që një prezantuese të zgjedhë atletet për t’i veshur në transmetim, por Bieta ka dalë jashtë kornizave dhe është veshur sportive në disa nga emisionet e fundit, shkruan Who.