Beyoncé mund të rikthehet me një album të ri

Askush nuk e di ç’po ndodh ekzaktësisht me Bey, por fansat janë të bindur se po vjen një surprizë shumë e madhe. Të gjitha fotot e profilit në llogaritë e saj në rrjetet sociale janë zhdukur. Nëse e sheh tani Instagramin, të del ajo ikona gri te fotoja e profilit (si ato fotot kur hape Facebook për herë të parë).

Gjithashtu, Beyoncé nuk ka qenë aktive në Instagram që prej 30 majit dhe krejt papritur postoi një foto ku si përherë, duket rrëzëllitëse.

Fansat nuk e lanë me kaq, por kërkuan në website-n e saj dhe panë se ndodh diçka e pazakontë kur shkruajnë datën “11 korrik”. Një imazh shfaqet dhe një titull “Image, B7”. Kjo i ka bindur fansat se Bey do të vijë me një album të ri! Rikujtojmë se albumi i fundit solo i super yllit ka dalë në vitin 2016 dhe bëri një bujë të jashtëzakonshme. Po flasim për “Lemonade”.

Duke i shtuar benzinë zjarrit, e ëma e Bey, Tina Knowles rishtazi ka pëlqyer një postim referuar këtyre sinjaleve.

Në gusht të vitit 2021, këngëtarja e hitit “Drunk in Love” u shfaq në kopertinën e “Harper’s Baazar”, duke thënë se “me gjithë izolimin dhe padrejtësitë e ndodhur gjatë vitit të kaluar, mendoj se jemi gati që të arratisemi, të udhëtojmë, të dashurojmë dhe të qeshim sërish”.

Ajo shtoi se për një vit e gjysmë ka qenë në studio, duke punuar dhe konfirmoi se “muzika po vjen”. Epo, mesa duket ka një datë dhe reagimet e fansave janë të tilla: