“Betohem”, Ori Nebijaj bën reagimin e parë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë!

Ori Nebijaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht mandatin e deputetes për Partinë Demokratike.

Përmes një postimi “Instagram”, Ori ka bërë dhe reagimin e parë. Në nëj Instastory, ajo shkruan:

“Me bekimin e Zotit, uroj të bëhet më e mira për të gjithë ne”, ka shkruar Ori.

Kujtojmë se ajo pranoi mandatin e deputetes pas dorëheqjes së Grida Dumës. Ori la emisionin “Për’puthen” të cilin moderonte prej nisjes së sezonit.