Besi & Xhensila festojnë pervjetorin. Ja si ishin kur u njohën

Kaluan 4 vite qëkur çifti më i njohur i show bizz-it shqiptar kurorëzuan dashurine e tyre me martesë, në një dasëm elektrizuese në vitin 2017. Që nga koha që janë njohur me njëri-tjetrin, të dy pesonazhet kanë pësuar ndryshime në paraqitjen e tyre. Ja një rifreskim i imazheve të tyre vite më parë, në Top Fest dhe Portokalli

Nga kjo martesë erdhi në jetë Ajka, vajza që i dha titullin prindër artistëve të cilët mbeten shumë aktiv të dy me projekte të reja. Xhensila në muzikë dhe Besi së fundëmi në një spektakël humori si aktor dhe moderator nën regjinë e Altin Bashës.

Në Instagram, Besi ka postuar një foto sebashku me bashkëshorten nën rrezet e diellit me mbishkrimin “Urime përvjetorin Xhensila Myrtezaj” shoqëruar me një emoji me zemër.Gjithashtu këngëtarja në një Instastory ka nxjerrë një tortë ku urohet përvjetori, me tingujt e këngës së saj “çelësi i zemrës”