Besa tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk mundem të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë

Pas ngjarjes tragjike të 26 nëntorit të gjithë janë prekur dhe traumatizuar, aq më tepër pas bilancit tragjik me 50 të vdekur nga tërmeti që goditi vendin. Këngëtarë të njohur në vend kanë anuluar koncertet e tyre për të respektuar dhimbjen e atyre që janë prekur nga kjo situatë. Së fundmi Besa Kokëdhima ka treguar se për këtë arsye ka vendosur të heqë dorë nga konkurrimi në “Kënga Magjike”. Këngëtarja është shprehur se është shumë e ngarkuar shpirtërisht dhe se nuk është në gjendje të këndojë kur të tjerët po vuajnë. “Të dashur miq me keqardhje ju njoftoj se në këtë kohë tragjedie, pikëllimi dhe paniku e kam të pamundur të performoj datë 5-7 dhjetor në ‘Kënga Magjike 2019’. Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë, ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga ‘Kënga Magjike 2019’! Jam e bindur që ‘Kënga Magjike’ do bëjë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre dhe respektuar humbjet e pashlyeshme të tyre”, ka shkruar Besa në një postim në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 – 7 at The Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am unable to sing when so much has happened to my countrymen; therefore I have to officially withdraw my entry “History” from Magic Song 2019 competition! I am convinced that the Magic Song will do a notable job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Në fund këngëtarja ju ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave që prisnin performancën e saj dhe ka falenderuar organizatorët, Ardit Gjebrean dhe kolegët. Kujtojmë se Besa mori pjesë në “Kënga Magjike” me baladën “Histori”.