Ben dhe JLo fotografohen në Como të Italisë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë zgjedhur vendet më romantike për muajt e tyre të mjaltit.

Themi muajt sepse pas Parisit, çifti kanë nisur muajin e dytë të mjaltit. Ata ndodhen në Como të Italisë ku janë fotografuar në një varkë.

Jenn kishte veshur një fustan të bardhë ndërsa Ben ishte veshur me bojëqielli.

Në fundjavën e kaluar çifti mbajtën dasmën e tyre të dytë, por u përfol se mund të mos kishte një muaj mjalti të dytë duke qenë se aktori u pa të linte vendin me mikun e tij. Megjithatë duket se çifti nuk ka qëndruar larg njëri-tjetrit për shumë gjatë dhe kanë nisur muajin e mjaltit në Itali.