Ben Affleck ka një pyetje për J.Lo para syve të gjithë botës

Me siguri e keni pyetur veten ndonjëherë sesi ka mundësi që Jennifer Lopez, ndonëse 51 vjeç duket akoma kaq e re dhe e freskët. Nuk je vetëm sepse edhe Ben Affleck ka të njëjtën pyetje.

“Ku po e fsheh burimin e rinisë? Pse dukesh njësoj siç dukeshe në vitin 2003?”-ishte pyetja e Affleck, për J-Lo-n në revistën “Instyle”.

Lopez dhe Affleck u takuan në sheshxhirimet e filmit “Gigli” në vitin 2001 dhe u fejuan në vitin 2002. Ata i dhanë fund fejesës në vitin 2004 në mënyrë miqësore.

“Mendoja se isha korrekt në punë, por u mahnita nga sa punonte ajo nga dita në ditë. Ajo ishte shumë serioze, e qetë dhe e dedikuar. Edhe sot vazhdon të jetë një person që punon fort për sukses dhe jam i lumtur që ka marrë atë çfarë meriton”-tha aktori për J.Lo-n.