Befason Naomi Campbell, zbulon se është bërë nënë për herë të parë por…

Supermodelja Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë.

50-vjeçarja zbuloi lajmin në një postim në Instagram ku shkruan: “Një bekim i vogël më zgjodhi mua si nënën e saj. Jam aq e nderuar që je pjesë e jetës time, s’kam fjalë të përshkruaj lidhje e përjetshme që do kem me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”

Supermodelja nuk dha detaje të mëtejshme rreth foshnjës dhe e ka mbajtur gjithçka të fshehtë.

Lajmi se Naomi Campbell është bërë nënë vjen pasi ajo pranoi se: “Gjatë gjithë kohës mendoj të bëj fëmijë. Tani me mënyrën sesi ka evoluar shkenca mund të bëj kur të dua.”

Ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e birësimit të një fëmije.

“Do të shoh se çfarë më sjell universi”- tha 50-vjeçarja.

/Panoramaplus.al