Beatrix Ramosaj pushime me dy meshkuj seksi, vëllai e fotografon në momentet e nxehta

Beatrix Ramosaj është njëra nga këngëtaret e njohura për publikun. Pushimet verore disa i kanë përfunduar më herët e disa prej tyre tani sapo kanë nisur, siç është artistja Ramosaj, shkruan Lajmi.net. Duke publikuar fotografi në rrjetet sociale, Beatrix bën të ditur se është duke shijuar plazhet e një prej bregdeteve shqiptare, e mesa shihet po argëtohet pa fund në prani të dy djemve seksi, fotografit të njohur Endrit Mertiri dhe një mikut të tyre. Në fotot e postuara në Instagram, këngëtarja pozon sipër qafës së fotografit Mertiri, që njihet si shoku i saj më i mirë. “Ky djali i çmendur i detit”, shkruan ajo. Ndërkohë që vetë Endriti ka postuar disa foto të tjera vërtet të mrekullushme dhe shumë “hot”, të shkrepura nga vëllai i saj këngëtar, Alban Ramosaj.