Bearti nuk do më vëmendje, por Tea bën të kundërtën

Lajmi se Tea dhe Bearti janë ndarë bëri bujë ditët e fundit e ndarjen e tyre e konfirmoi edhe vetë konkurrenti.

Bearti kërkoi që kjo çështje të mos hapet më kurrë pasi nuk dëshiron vëmendje dhe drama. “Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua ta mbyll këtu këtë kapitull edhe mos ta hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Ndryshe ka vepruar Tea, e cila nuk i ka lënë ndjekësit pa përgjigje duke marrë kështu sërish vëmendje.

“A është e vërtetë që je nda nga Bearti?”-e pyet një ndjekës. “Po”-i përgjigjet Tea duke e konfirmuar edhe ajo ndarjen.

“Besoj se keni pasur një arsye të madhe pse jeni ndarë”-i shkruan një tjetër. “Sigurisht”-përgjigjet ish-konkurrentja duke e lënë sërish enigmë arsyen e ndarjes.