“BBVA 3” ende s’ka filluar, por Ilir Shaqiri mendon se këta do të jenë 2 finalistët

Ilir Shaqiri, në një intervistë në “Pardon My French”, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me edicionin e tretë të “BBVA 3”, i cili nis më 13 janar 2024. Për Ilirin, ndonëse ende nuk ka nisur reality show, mendon se Julian Deda dhe Romeo Veshaj do të jenë finalistët.

Ai u shpreh se e ka parë listën e publikuar me emrat e banorëve të rinj dhe tha: “Nga gjithë ajo listë që doli, unë njoh 5-6 veta, që i njoh nga afër. Të tjerët nuk i njoh sepse nuk ka lidhur asgjë. Sigurisht, është një kast shumë i ndryshëm, ka shumë karaktere të ndryshme. Unë e kam të qartë kush do të ketë një lloj fërkimi shumë të fortë, sepse i njoh që të dy dhe e di që të dy do të luftojnë shumë fort për të arritur finale dhe për të fituar”, duke përmendur Romeo Veshajn dhe Julian Dedën.

Spektakli i “Big Brother Albania”, këtë herë vjen me ndryshime të shumta, që nga moderatori, i cili këtë herë do të jetë Ledion Liço; opinionistja, që do të jetë Ori Nebijaj, krah Arbër Hajdarit, si dhe ndryshime në ambientet e shtëpisë.

Anabelmagazine