BBV: Shokë apo më shumë se aq? Fifi dhe kushëriri i Lorik Canës ndahen nga banorët e tjerë dhe shkojnë në…

Ndonëse kanë vetëm pak ditë që bashkëjetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, bashkë me 12 banorë të tjerë, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata u bënë “çift” në bluarjen e kafes, për sfidën e javës, që ka bërë që ata të afrohen edhe më shumë, dhe të diskutojnë shumë gjëra bashkë.

Mirëpo, puntatën e mbrëmshme, Fifi ka zbuluar se me të kalon shumë mirë, dhe flet pa problrm.

“Jam ndjerë si me dikë timin, më ka dhënë përshtypje tjetër dhe u kënaqa shumë”, tha ajo, ndërsa modeli, nga ana tjetër tha se po përshtateshin shumë, si të njiheshin prej kohës, ndonëse të dy refuzuan ta konsideronin afrimitetin e tyre si mes një motre e vëllai.

Ndonëse kanë vetëm pak ditë që bashkëjetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, bashkë me 12 banorë të tjerë, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata u bënë “çift” në bluarjen e kafes, për sfidën e javës, që ka bërë që ata të afrohen edhe më shumë, dhe të diskutojnë shumë gjëra bashkë.

Kujtojmë se Granit Cana është kushëriri i ish-kapitenit të Shqipërisë, Lorik Canës.