“BBV na hyri edhe në shtrat”, pastori Akil Pano tregon pse bënte tifo për Beniadën

Ndonëse ka tre ditë që ka përfunduar “Big Brother VIP” vazhdon të zgjojë kuriozitet të madh te publiku. Madje, rivaliteti i madh mes Donaldit dhe Ilirit po vazhdon të ndjehet edhe pse çmimi i madh u nda.

Ky fenomen ka bërë që të hyjë edhe në shtratin e njerëzve në shtëpi, sipas pastorit Akil Panos. Ky i fundit tha se bënte tifo për Beniadën si bijë e dy emigrantësh në Itali.

“Këto biseda kanë hyrë dhe në shtratin e njerëzve në shtëpia. Unë isha me Beniadën, se përfaqësonte vajzën e çiltër dhe të sinqertë të një familje emigrantësh në Itali.

Ekziston një uri e madhe për heronj. Pyetja është: Cilët janë këta heronj? Unë e kam parë BB si një eskperiment social,” tha Pano në “Open”.

Ndërsa Kreshnik Spahiu i bëri një analizë personale fenomenit Big Brother që mbajti mbërthyer publikun shqiptar për 4 muaj.

Në një lidhje skype me emisionin Open në Top Channel, Spahiu tha se audienca kaloi dhe politikën dhe futbollin. Sipas tij një tjetër arsye e kësaj shikueshmërie është fakti që mungon programacioni në shqip.