Batuta e Olti Currit në “Falco” përshkruan siç duhet realitetin shqiptar ndaj duartrokitjet nuk mbaronin

Mbrëmja e sotme ka sjellë edhe premierën e filmit “Falco”, për të cilin Bes Kallaku ka folur prej kohësh. Një pasqyrim i gjendjes aktuale politike në Shqipëri, përcjellë me humorin që karakterizon Besin, ka shtyrë këtë të fundit që të bëjë pjesë të këtij prodhimi shumë prej personazheve të njohur shqiptarë.

Olti-3

Ndër ata të cilët janë të parët në listë është edhe Olti Curri, një prej skenave të të cilit është duartrokitur njëherazi nga publiku në sallë. Momentin kur personazhit të Besit i propozohet të bëhet deputet, ky i fundit thotë se nuk mund të heqë dorë nga profesioni i tij aktual, pra ai i hajdutit. “S’ke me lënë asgjë, është po ai zanat. Vetëm ke me heq’ kapuçin dhe do vesh kollaren, do futesh në parlament”, ka qenë kjo fraza e Currit që ka bërë sallën të mbushet nga duartrokitjet.

Një batutë kjo që përshkruan thuajse gjithë historinë e filmit në pak fjalë, e që me siguri do të mbahet mend gjatë nga ndjekësit e “Falco”. Tashmë, jemi kuriozë të shohim se cilin personazh përfaqëson Olti. /News31.al