Barack Obama dedikim romantik partneres në 26-vjetorin e martesës

Përgjatë karrierës së tij ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka treguar se bashkëshortja ka qenë mbështetja e tij më e madhe. Në fjalimin përmbyllës të karrierës si president ai tregoi edhe një herë së pa Michelle Obama nuk do ja kishte dalë asnjëherë. Si një partner i kujdesshëm ai nuk mund të harronte të kujtonte në 26-vjetorin e martesës ditën e veçantë dhe urimin për bashkëshorten. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ai është treguar mjaft i ëmbël duke e quajtur atë, femër të jashtëzakonshme. “Gëzuar përvjetorin, Michelle Obama. Për 26 vjet, ti ke qene një partnere e jashtëzakonshme, dikush që gjithmonë më ka bërë të qesh dhe personi im i preferuar për të parë botën”, shkruan ai. Barack Obama qëndroi në krye të Amerikës për dy mandate dhe ishte Presidenti i parë me ngjyrë./Who