“Baby shower” konfirmon pritjen e ëmbël të Elionës

Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël dhe tanimë lajmin e ka konfirmuar edhe vetë aktorja e “Klanifornias”. Prej disa ditësh mediat kanë shkruar se Eliona po pret të bëhet nënë, bazuar nga fotot me barkun e rrumbullakosur dhe mesa duket thashethemet kanë qenë të vërteta. Eliona ka postuar së fundmi një foto nga “baby shower” që ka organizuar para ardhjes në jetë të bebit. Aktorja shfaqet shumë e lumtur, e veshur me fustan të bardhë teksa barkun e mbulon me tortën që mban para vetes e në të cilën shkruhet “Vajzë apo djalë?”

Këtë detaj Eliona nuk na i ka zbuluar duke e lënë për një moment tjetër zbulimin e gjinisë së bebit.

“Po ja uroj vetes ditelindjen kete vit me nje nga fotot me te lumtura te jetes time“ –shkruan aktorja, e cila feston sot ditëlindjen.