Baba për herë të parë, Kledi Bahiti zbulon gjininë e bebit

Kledi Bahiti prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me gazetaren e Rtsh, Pejana Elezi. Historinë e tyre të dashurisë mediat e zbuluan pak javë më parë, por ky nuk ishte i vetmi lajm që vinte nga ta.

Fillimisht burime për mediat rozë thanë se çifti do te bëheahin prindër së shpejti. Këtë lajm e konfirmoi vetë gazetarja me anë të një postimi në Instagram, ku uronte për datëlindje partnerin e saj.

Ndërkohë sot, në një intervistë për “E diell”, Kledi ka folur për herë të parë në lidhje me faktin që do të bëhet baba. Madje, në momentin kur u pyet nëse e ka marrë vesh gjininë e bebit tha:

Po e kemi marrë vesh, do kemi një çun çun gushëpullumb”.