“Baba beqar”- Me deklaratën e fundit, Mozzik ngre dyshime se është ndarë sërish nga Loredana Zefi

Loredana Zefi dhe Mozzik janë parë prej muajsh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, jo vetëm për hir të Hanës, vajzës së tyre, por edhe për shkak të profesionit që kanë.

Dyshja bashkuan forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor, që titullohet “No rich parents”.

Gjatë kësaj kohe, ata janë parë shumë të afërt, e madje ditën e djeshme, loredana e uroi publikisht reperin me rastin e Ditës së Baballarëve, duke publikuar një foto familjare dhe duke e falënderuar që ka qenë një baba i shkëlqyer për vajzën e tyre.

Mirëpo, në mbrëmje, Mozzik bëri disa postime në Instastory, që ngritën sërish dyshime se ai dhe Loredana nuk janë bashkë.

Artisti publikoi një foto të vetes, krahas së cilës shkroi “Baba beqar”.

Pavarësisht kësaj, disa ndjekës të reperit në Instagram besojnë se kjo mund të ketë lidhje me një tjetër projekt muzikor që ai mund të jetë duke përgatitur për fansat.