Avokat Spartak Ngjela tregon pse nuk është martuar asnjëherë

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar sonte në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku është përballur me pyetjet e sikletshme të vogëlushëve.

Një e tillë ka qenë edhe pyetja përse ka vendosur që të mos martohej asnjëherë.

“Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë” – tha avokati.

Si mund t’ju a shpjegojmë fëmijëve martesën me pak fjalë? Pse njerëzit duhet të martohen në jetë?

“Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë” – tha Ngjela.