Aurela Gaçe tregon se cili ka qenë vendimi më i vështirë që ka marrë bashkë me Skerdin!

Aurela Gaçe ishte e ftuara e sotme në emisionin e përjavshëm “Pardon My French” të Jonida Aliçkollit dhe Kejvin Kalos në Top Albania Radio.

Me humorin që e karakterizon në çdo dalje të saj, Aurela ka folur në një intervistë ndryshe për jetën e saj sociale, karrierën dhe familjen.

Ndër të tjera, Aurela u pyet për një vendim të vështirë që i është dashur të marrë sëbashku me Skerdin në lidhje me vajzat.

“Vendimi më i vështirë që na është dashur të marrim bashkë me Skerdin është rritja e vajzave në Shqipëri”, – tregon Aurela për “Pardon My French”. “Kur linda Grace-in duhej të merrnim një vendim nëse do të jetonim në Amerikë apo ktheheshim në Shqipëri. Dhe ky ndoshta është moment më i vështirë që kemi marrë në lidhje me familjen sepse ne zgjodhëm të vijmë në Shqiëpri, që fëmijët të rriteshin me gjyshërit, me njerëzt e afërt pranë dhe të kishin dashurinë e të gjithëve.”

Sakaq, për sa i përket të ardhmes së vajzave, artistja e njohur rrëfen se akoma nuk kanë marrë një vendim.

“Nëse flasim për të ardhmen e vajzave nëse do të vazhdojmë këtu apo diku tjetër, jemi akoma në një proçes vendimi dhe në varësi se si shkojnë gjërat do të vendosim”, – ka treguar Gaçe.

Nga ana tjetër, Aurela ka treguar se po punon për albumin e saj të rradhës, që pritet të publikohet pasi të ketë përfunduar pandemia. Mirëpo, pritja do t’ja vlejë…