Aurela Gaçe publikon këngën e saj të fundit, vëmendjen e të gjithëve e merr protagonisti kryesor i klipit (video)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka sjellë surprizën e radhës. Aurela ka publikuar projektin e ri muzikor dhe duket se është më i veçanti për të.

Kjo për një arsye të vetme. Protagonist në klipin e këngëtares është bashkëshorti i saj, Skerdi.

Si asnjëherë më parë ai është shfaqur publikisht, ndërsa Aurela këndon për të si “çupë nga Vlora”. Më herët, këngëtarja njoftoi fansat e saj në rrjetet sociale se bashkëshorti ishte pjesë e klipit, ndonëse ka kërkuar gjithnjë të qëndrojë larg vëmendjes së publikut. “Çupë nga Vlora”, titullohet kënga e re e Aurela Gaçes dhe duket se do të jetë suksesi i radhës për të.