Audio-mesazhi që po bën lëmsh rrjetin: Keisit i është thënë të hyjë mes çiftit Kiara-Luiz

Tani, Bledi dhe Keisi iu bashkuan “Big Brother VIP” të martën dhe polemikat nuk kanë fund.

Teksa për hyrjen e Bledit ka shumë kontradita sepse ai ka bërë deklarata të forta për Luizin pak javë më parë, së fundmi po qarkullon një lajm edhe për Kejsin.

Në rrjet po qarkullon një mesazh zanor që tregon se ka mësuar lajmin se Kejsi do hyjë në format. Pra, mesazhi është dërguar para hyrjes së saj. Dhe më tej, thuhet se i është kërkuar të futet mes çiftit Kiara-Luiz, duke u afruar me Kiarën të cilës duhet t’i thojë “Je e sigurtë për lidhjen me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”, duke krijuar një situatë mes tyre.

Sipas personit në fjalë, Keisi nuk e ka pranuar diçka të tillë për shkak të popullaritetit të Luizit dhe me frikën se do i kthehen njerëzit kundër.

Interesante është se në klipin prezantues, Keisi tha se Kiara është banorja e saj e preferuar dhe është afruar shumë me çiftin. Mbetet për tu parë se çfarë do ndodhë.