Astrologia Meri paralajmëron: Hëna e plotë u ndryshon jetën këtyre shenjave

Java fillon direkt pas barazimit të ditës me natën apo solsticit vjeshtor me hënën e plotë. Në mes të këtyre fenomeneve kemi nje cikel te ri pas nje periudhe gjysmë shekullore apo 50 vjetësh. Sot do të marrë pjesë ne lidhje direkte me hënën e plotë dhe Asteroidi Ygia që përfaqëson shëndetin fizik dhe psikologjik. Në këtë fillim të ri do na shoqërojë harmonia dhe interesi për gjendjen tonë shpirtërore”, njofton astrologia, Meri Shehu. Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat:

Dashi
Hëna e plotë në shenjën tuaj ju jep mundësinë për një fillim të ri apo çlirim nga dhembjet apo vuajtjet e deritanishme.

Demi
Do kapin fundin e një situate të vështirë, por edhe mundësinë e fillimit nga e para duke u rigjeneruar shpirtërisht.

Binjakët
Një qëllim i ri apo një ndriçim në jetën sociale do ju bëjë të ndryshoni drejtim dhe prioritete duke u futur në rrugën e duhur.

Gaforrja
Do ketë mundësi ta shikojë veten në një pozicion të adhuruar, por duhet të gjejë mënyra për ta vazhduar dhe mbrojtur.

Luani
Do i japë fund një cikli të vështirë shumëvjeçar duke gjetur rrugën me të mirë për të dalë nga bllokimet dhe krizat personale.

Virgjeresha
Do kuptojë që shpirtërisht i ka shlyer detyrimet e veta dhe do të përpiqet të shërojë çdo pjesë të sëmurë në trupin e vet, apo marrëdhëniet me të tjerët.

Peshorja
Do të ketë përballë sot mundësinë për të përmbushur detyrimet apo mundësinë për t’ia filluar nga e para atje ku çdo gjë ka mbaruar.

Akrepi
Merr fund një cikël i gjatë vuajtjesh apo përvojash të vështira në lidhje me familjen dhe fillon një etapë e re pune dhe ndryshimesh.

Shigjetari
Do gjejë ëndrrën në jetën erotike apo në marrëdhënie me krijimtarinë apo fëmijët. Tani fillon një etapë e re më e ndritshme.

Bricjapi
Do adhurojë më shumë se kurrë familjen, por do të përpiqet të ndahet nga njerëzit e vështirë apo situatat e vështira që e sëmurin.

Ujori
Do të fillojë një periudhë plot me plane, udhëtime e informacion që i hapin mundësinë për të studiuar, udhëtuar dhe kontaktuar me fuqishëm.

Peshqit
Do kenë mundësi të plotësojnë mangësitë e tyre ekonomike e shpirtërore dhe të ndahen nga persona që i shfrytëzonin./Syri.net