Askush s’pyeti, por ja një video për sytë e Julia Fox (nëse jeni kuriozë për procesin)

Probabiliteti që të keni dashur të grimoni sytë si Julia Fox është pothuajse 0 dhe e marrim me mend pse. Megjithatë, nuk janë të pakta shanset që të jeni bërë kuriozë për procesin e aplikimit të produkteve.

Në një video në Instagram, ajo tregon hap pas hapi se si realizon look-un karakteristik dhe aspak minimalist. Ju duhet thjesht një ton sysh në ngjyrë të zezë dhe penel për t’i dhënë formë më të qartë pamjes.

Mund të zgjidhni diçka më “të thjeshtë” ose jo. Ju e dini.