“Arti nuk është vetëm pazar”, Ermal Fejzullahu reagon pas zhurmës së intervistës së tij të fundit

Intervista e fundit në ‘Ora verore’ e këngëtarit Ermal Fejzullahu u disktua gjatë në rrjetet sociale për shkak të transparencës së treguar nga ai.

Pas këtij momenti Fejzullahu ka zgjedhur t’i sqarojë të gjithë ndjekësit më gjatë, duke theksuar se intervista e tij është keqinterpretuar nga ata që nuk kuptojnë nga arti dhe kultura.

Ermali ka pohuar se sipas tij arti nuk është vetëm pazar, por edhe më shumë se aq. Këngëtari ka pohuar se arti dhe muzika që ai bën vlen më shumë se çdo pazar, megjithatë ai mendon se të gjithë duhet t’i kthehen punës normalisht sepse pas këngëtarëve ka shumë punonjës që në këto momente kanë ngelur pa asnjë punë për shkak të aktit të fundit normativ të miratuar, i cili mbyll në orën 20:00 çdo aktivitet me muzikë.

View this post on Instagram

Sqarim !

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

revistawho.com