Arrestohet në Tiranë 40-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

Shkëlqim Çela, i cili kishte edhe 3 identitete të tjera, u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane sepse është dënuar me dhjetë vite burg për veprën penale “Vjedhje në rrethana rëndues”.

40-vjeçari njihej ndryshe edhe me emrat Arian Konti, Fatjol Perleka dhe Shkëlqim Qypi. Ai pritet të dorëzohet para autoriteteve italiane.