Armina flet për dasmën: Shpresoj të martohem vjeshtën e ardhshme, kam pritur gjithë këto vite dhe dua të vijoj me krijimin e familjes

E ftuar në studion e ‘Rudina”, ajo tha se pandemia ia shtyu këtë vit dhe pse 2020 i ka pëlqyer gjithmonë, por nuk dëshiron që ta shtyjë më shumë. Edhe nëse do të jetë sërish pandemi, Armina shtoi se mund të bëjë edhe diçka intime për të vijuar me krijimin familjes.

Blogerja Armina Mevlani ka rrëfyer se shpreson që dasmën ta bëjë vjeshtën e vitit të ardhshëm.

E ftuar në studion e ‘Rudina”, ajo tha se pandemia ia shtyu këtë vit dhe pse 2020 i ka pëlqyer gjithmonë, por nuk dëshiron që ta shtyjë më shumë. Edhe nëse do të jetë sërish pandemi, Armina shtoi se mund të bëjë edhe diçka intime për të vijuar me krijimin familjes.

Rudina Magjistari: Ju kishit planifikuar dasmën me Shkëlzenin këtë vit, por e shtytë për shkak të pandemisë?

Armina Mevlani: Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në Shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë sepse unë kam pritur me bashkëjetesë gjithë këto vite, disa muaj më shumë apo një vit, nuk është se do ndryshojë diçka mes meje dhe Shkëlzenit.

Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime. Më pëlqen vjedhja dhe shpresoj ta bëj vjeshtën e ardhshme. Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara.

(f.m/dosja.al)